KORCE- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në hidrocentralin e Moglicës, ku një punonjës ka humbur jetën. ‘BalkanWeb’ mëson se bëhet fjalë për 45-vjeçarin Leonard Çela, me detyrë inspektor.

Nga të dhënat paraprake mësohet se viktima ka rënë nga shkëmbi, teksa ishte duke inspektuar punimet, duke rënë nga një lartësi e madhe. Ndonëse inspektori është dërguar me urgjencë në spitalin e Gramshit, ai nuk ka mundur t’i mbijetoi plagëve të marra, ndërsa ka ndërruar jetë.

Sapo u njoftua për ngjarjen, policia mbërriti në vendin ku ndodhi aksidenti, ndërsa nisi hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

Informacion paraprak
Më datë 28.04.2018, në Spitalin e Gramshit ka shkuar i dëmtuar shtetasi L.Ç, rreth 45 vjeç, menaxher i një kompanie në hidrocentralin e Moglicës.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se ky shtetas, ka humbur ekuilibrin mbi një shkëmb, ku po kryente monitorimin e terrenit dhe aksidentalisht është rrëzuar nga një lartësi, duke marrë dëmtime të shumta fizike. Shtetasi L.Ç, më pas ka ndërruar jetë në Spitalin e Gramshit. Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb