MALTE– Një ditë pas arrestimit të dy shqiptarëve në Maltë të cilët akuzohet se kanë grabitur një argjendari në Sliema javën e kaluar, mediat malteze publikojnë edhe identitetin e shqiptarit të dytë, i cili është Daniel Muka 22 vjeç.

Ky i fundit së bashku më shqiptarin tjetër Ramazan Hysa, 24 vjeç, dyshohet se të maskuar dhe të armatosur grabitën argjendarinë “Diamonds International”, duke marrë sende më vlerë.

Oficerët e u vunë në ndjekje të dy të dyshuarve, në Bay Street, rreth orës 23:30 të mbrëmjes së kaluar ku edhe i arrestuan. Kur oficerët u afruan, njëri nga shqiptarët drejtoi armën mbi ta, por nuk arriti të qëllonte.

Daniel Muka doli sot para gjykatës ku iu komunikua akuza për tentativë vrasje ndaj oficerëve të policisë, rezistencë gjatë arrestimit dhe kërcënim ndaj oficerëve. Ai nuk i pranoi akuzat, megjithatë gjykata vendosi që ta lerë në arrest me burg.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: