SHBA – Një hetim gati tre mujor ka çuar në arrestimin e tre shqiptarëve, të cilët kishin në shënjestrën e vjedhjeve pronarët e bizneseve aziatike në qarkun e Oakland.

Alban Mustafa, 32 vjeç dhe Andi Mustafa, 30, do të përballen me akuzat e vjedhjeve të pronës si dhe zotërimin e mjeteteve për realizimin e grabitjeve dhe të dhëna për “pretë” e tyre.

Të dy shqiptarët u kapën në flagrancë  teksa hynin në një banesë në Farmington Hills. Por përveç tyre u arrestuar dhe një 38-vjeçar, Sotiraq Lako, gjithashtu shqiptar.

Dy të parët u dënuan me një gjobë prej 500 mijë dollarësh, ndërsa Lako me një gjobë 200 mijë dollarë.

Sipas hetuesve, viktima të grabitjeve të shqiptarëve ishin pronarët e bizneseve aziatike, që jetonin në Bloomfield, Farmington, Kantoni, Northville etj.

Dedektivët gjithashtu po hetojnë nëse shqiptarët janë të përfshirë edhe në shtëpitë e qarkut Macomb dhe Livingston.

Një sasi e madhe e artikujve të vjedhur gjatë zhvatjeve nëpër shtëpi, u gjet në banesën ku qëndronin shqiptarët.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb