TIRANE- Policia e Tiranës ka mundur të arrestojnë sot një 36-vjeçar nga Tepelena të shpallur në kërkim dhe të dënuar me 10 vite e 6 muaj burg për veprën penale “Trafikim i narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

Florian Zeka, 36 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Krahes- Memaliaj u arrestua falë bashkëpunimit të Sektorit të Forcës së Posaçme Operacionale, në D.V. P. Tiranë dhe sektorit për Krimet e Renda të D.V.P Gjirokaster.

Ky shtetas iu dorëzua shërbimeve të D.V.P. Gjirokaster për veprime të mëtejshme proceduriale.
(m.a/BalkanWeb)