TIRANE- Të tjera detaje zbulohen nga rrjeti i trafikut të prostitucionit virtual në kryeqytet, ku në pranga ranë 7 persona, mes tyre edhe tutorja.

Burime policore bënë me dije se Dafina Tresa, 32-vjeçe dyshohet se prej një kohe të gjatë punësonte vajza të moshave të reja dhe i shfrytëzonte ato për prostitucion virtual, i cili zhvillohej ndërmjet logimit në faqet “Adult Work”, aktivitet të cilin e kryenin në një apartament në bulevardin “Bajram Curri”.

TË ARRESTUARIT
– Dafina Tresa, 32 vjeçe, banuese në Tiranë, administratore e studios “Chat Line”.
– Artur Bakalli, 33 vjeç, banues në Tiranë.
– Xh.B., 21 vjeçe, banuese në Tiranë.
– A.B., 20 vjeçe, banuese në Tiranë.
– E.D., 21 vjeçe, banuese në Tiranë.
– K.B., 19, vjeçe, banuese në Tiranë.
– A.K., 19 vjeçe, banuese në Tiranë.

Ndiqet në gjendje të lirë shtetasja:
– B.D., 17 vjeçe, banuese në Tiranë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb