GREQI- Kryeministri grek, Alexis Tsipras, nuk ka nënshkruar asnjë deklaratë të përbashkët gjatë takimit të tij me kryetarin francez François Hollande, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kjo u bë e ditur nga Kabineti i Tsipras, qe reagoi pas shkrimeve në mediumet greke kinse kryeministri grek kishte nënshkruar një komunikatë ku Maqedonia përmendet me emrin kushtetues dhe jo me shkurtesën IRJM, ndërkaq rreth kësaj çështje kishte reaguar edhe deputeti opozitar i partisë ”Nea Democratia”, Konstantinos Skrekas.
(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: