ANGLI – Një grua shqiptare ka rënë pre e grabitjes në kryeqytetin e Anglisë, Londër. Një grup grabitësish është filmuar teksa njëri prej tyre hyri në një kafene për t’i marrë laptopin nga dora një gruaje.

Më pas ai u largua me një motor. Kafeneja ishte në pronësi të shqiptares Valbona Sadiku, e cila jeton në Londër.

“Është e pabesushme se këta hajdutë arrijnë të hyjnë në pronën e dikujt tjetër,” tha Sadiku për Daily Mail.

Ndërkohë policia po merr shenjat për ta identifikuar pasi gjatë gjithë kohës mbante kaskë në kokë. Në Londër janë dëgjuar shpesh raste të tilla.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb