ITALI – Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pas një sherri që ka zhvilluar me një vendas. Sipas dëshmive të marra në polici grindja që ka nisur për motive banale ka degjeneruar në dhunë fizike.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në një pub në Tovo San Giacomo, ku 29-vjeçari Dritan Hasani, me një çelës, ka goditur 22-vjecarin italian në sy, i cili ishte truproja i pub-it.

I plagosuri u dërgua menjëherë në spital dhe pas një ndërhyrje kirurgjikale u arrit që ti shpëtohej syri. Shqiptari banor në Finale Ligure, u arrestua dhe pret dënimin.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: