SHKODER – Pas masakrës së Dajçit, Shkodra tronditet sërish nga krimi. Një 47-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri mesditën e sotme te ura në fshatin Mali Jushit, në aksin rrugor Shkodër-Velipojë.

Burime për “BalkanWeb” bëjnë të ditur se në zonë janë dëgjuar të shtëna me armë dhe dëshmitarët kanë parë një person të vdekur, por kur mbërriti policia nuk e gjeti trupin e viktimës në vendin e ngjarjes, pasi ishte dërguar menjëherë në spital.

Ndërkohë, sipas informacionit zyrtar të policisë, viktimë ka mbetur 47-vjeçari Genc Mhillaj, banues në Torovicë.

Pak orë pas ngjarjes, policia e Shkodrës ka bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të vrasjes së 47-vjeçarit dhe është vene ne kerkim te tij. Ai është Jozef Mujeci, 21 vjeç, banues në Lezhë.

Sipas policisë, motivi i kësaj ngjarje është një konflikt i ndodhur para 2 ditësh në fshatin Torovicë, ku viktima e ka rrahur edhe fizikisht 21 -vjeçarin.

Autori i dyshuar Jozef Mujeci
Autori i dyshuar Jozef Mujeci

Ndërkohë nga shërbimet e policisë Shkodër në bashkëpunim dhe me shërbimet e policisë Lezhë janë ngritur pika kontrolli dhe po bëhet dhe krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit të lartpërmendur dhe bashkëpunëtorit të tij, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye hetimi.

Viktima Genc Mhillaj
Viktima Genc Mhillaj

KUSH ISHTE VIKTIMA
47-vjeçari, i cili u ekzekutua në aksin rrugor Shkodër-Velipojë ditën e sotme, ishte i martuar dhe me 4 fëmijë.

Burime zyrtare bëjnë me dije për ‘BalkanWeb’ se Genc Mhillaj, banues në Torovicë të Lezhës, merrej me blegtori në fshat. Bazuar në informacionet dhe dëshmitë e banorëve të Torovicës, të përcjella nga korrespondenti i ‘News24’, Pjetër Gjini, mësohet se Mhillaj nuk ka pasur konflikte me askënd.

“Genci njihej nga të gjithë si tip i qet, dhe nuk ka pasur konflikte me askënd. Gruan e ka mësuese dhe janë familje shumë e mirë dhe e respektuar në fshat’, dëshmon një prej banorëve të Torrovicës.

NJOFTIMI  I POLICISE:
Me datë 06.10.2016 rreth orës 11:00 është marrë njoftim se te ura në fshatin Mali Jushit ka të shtëna me armë zjarri.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore të cilët kanë konstatuar se ka mbetur i vrarë shtetasi Genc Mhillaj, 47 vjeç, banues në Torovicë.
Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës në bashkëpunim me shërbimet policore në Lezhë me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit dhe vendosjen para përgjegjësisë penale.
Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb