PRISHTINE- Kryeredaktori i Gazetës “Insajderi” Vehbi Kajtazi është qëlluar me grushte në mes të Prishtinës.

Sulmi ka ndodhur në një nga lokalet në qendër të Prishtinës, siç raporton vetë Insajderi.

Policia e Kosovës ka ndaluar një të dyshuar, i cili është identifikuar si Faton Ramadani, ndërsa ka marrë në pyetje personat që kanë qenë bashkë në tavolinën me sulmuesin e Vehbi Kajtazit.

Faton Ramadani njihet si mik i afërt i Milaim Zekës, deputetit të Nismës për Kosovën, i cili është përfolur në shkrimet e publikuara ditëve të fundit nga Gazeta Insajderi. Gjendja e shëndetësore e Kajtazit është e mirë ndërkohë që është dërguar në QKUK.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: