TEPELENE – Në vijim të luftës kundër drogës, policia ka sekuestruar 10 kg drogë në qytetin e Tepelenës.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, gjithashtu dhe në vijim të kontrollit të territorit, si dhe mbi bazë të informacioneve të marra në rrugë policore se në banesën e shtetasit Ismail Guma, në fshatin Luzat, Tepelenë kishte lëndë narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë në bashkëpunim me specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër kanë organizuar punën për goditjen e këtij rasti.

Si rezultat,  nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e policisë, në banesën e shtetasit të mësipërm u gjetën 10 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit : Ismail Guma, 60 vjeç, banues në fshatin Luzat, Tepelenë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: