ITALI- Policia italiane është vënë në kërkim të një shqiptareje, e cila është zhdukur pa lënë gjurmë prej 10 ditësh. Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë Marjana Marku, 35 vjeçe.

Gruaja shqiptare banonte bashkë me familjen në komunën italiane “Marina di Massa”.

Rasti i zhdukjes së shqiptares që nga 11 qershori u bë publik në emisionin “Chi l’ha visto?” i transmetuar në Rai3. Fotoja e nënës së dy fëmijëve po qarkullon edhe në rrjetet sociale, pas denoncimit që familjarët bënë në policinë italiane. Aktualisht policia po vijon kërkimet për gjetjen e gruas shqiptare.
Marjana Marku
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: