TIRANE – Pas sherrit të bujshëm mes Encës dhe Noizyt duket se gjërat po shkojnë drejt normalizimit. Ose të paktën këtë gjë ka dashuri këngëtarja shqiptare që të besojnë të gjithë. Ajo ka dhënë një shenjë që tregon se marrëdhënia e tyre ndoshta do të jetë sërish si më parë.

17105326_10207292455544215_1836803467_n (1)

Pak orë më parë Enca ka postuar një foto me Prajlën, mbesën e Noizyt. “Kur del me shoqen”, ka shkruar këngëtarja në foto. Vogëlushja Prajla është vajza e motrës së Noizy-t, si edhe një ndër njerëzit më të shtrenjtë për reperin. Duket se gjërat mes tij dhe Encës po sheshohen.

Ose përndryshe, do të thotë se në konfliktet me njëri-tjetrin nuk i përfshijnë njerëzit e afërt.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb