TIRANE – Këngëtarja na ka treguar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale unazën në gisht, por teksa në këto momente ju shkon ndërmend të pyesni se cili është djali fatlum, hmm nuk është tamam-tamam kështu. Si t’ua shpjegojmë: Enca ia ka bërë dhuratë vetes së saj, një unazë. Pak e çuditshme, por fundja pse duhet të presë nga një djalë që të mbajë një unazë të tillë në gisht, kur shumë mirë mund ta blejë vetë, madje siç ajo shkruan edhe e ka merituar.
Untitled-2
Që Enca është një ndër këngëtaret më të veçanta në showbizin shqiptar, këtë e kemi kuptuar që në klipin e saj të parë e në vazhdim, por sot ajo na tregoi që është po aq e veçantë edhe në jetën e përditshme. Mesa dimë ne, bukuroshja është single, por kjo nuk do të thotë që nuk mund të ketë një unazë të tillë, që shumë prej nesh kështu ka ëndërruar unazën e martesës. Është Enca ajo, mos prisni që të mendojë si gjithë të tjerët.

(er.cu/BalknanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb