Në vitin 2012 pakkush mund t’a kishte imagjinuar përveçse Cristiano Ronaldo-s se do të barazonte Messi-n sa i takon “Topave të Artë” të fituar. Në atë kohë argjentinasi kishte fituar 4 trofe ndërsa portugezi vetëm 1, por pas 5 vitesh historia është krejt ndryshe. Me triumfin e sotëm “galaktiku” i Real Madrid jo vetëm barazon Messi-n me 5 çmime të tilla por bëhet edhe futbollisti më i vjetër që fiton “Topin e Artë”, 32-vjeç.

Në një postim në rrjetet sociale Ronaldo shkruan:

danoci

“Një ëndërr e bërë realitet. Ndjenjë e pabesueshme. Falenderoj familjen, shokët e skuadrës, trajnerët dhe këdo që më ka mbështetur gjatë këtyre viteve.”

Në përfundim të ceremonisë në kullën ‘Eifel’ ku Ronaldo mori edhe trofeun ka dhënë një përgjigjje shumë interesante kur u pyet nga gazetarët se çfarë dëshiron njeriu që ka gjithçka.

“Dua një fëmijë tjetër për të barazuar Topat e Artë”, u përgjigj Ronaldo duke qeshur. “Jo se po bëj shaka për momentin ne po shijojmë këta të katërt që kemi por ama unë e kam thënë që dua shtatë Topa të Artë dhe 7 fëmijë”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: