Inter po bën një merkato intensive për t’i vendosur në dispozicion teknikut Spalletti një ekip i cili në fund të sezonit të përmbushë objektivin kryesor, rikthimin në “Uefa Champions League”.

Pas transferimit të Lisandro Lopez dhe brazilianit të Barcelonës, Rafinha, që pritet të zbarkojë nesër në Milano, zikaltërit sipas mediave italiane i kishin hedhur sytë nga Madridi për të rikthyer në shtëpi kroatin Mateo Kovacic.

E nëse deri më tani gjithçka po shkonte sipas planeve, për mesfushorin galaktik italianët nuk duhet as të shpresojnë, kështu raporton “Defensa Central”, media në Spanjë.

Kovacic iu bashkua Inter-it nga Dinamo Zagreb në janar të 2013 për 11 mln euro dhe u shit te Real Madrid për 31 mln euro plus bonuse në verën e 2015.
article-2605962-1D24B3FD00000578-600_634x460
Kroati ka bërë vetëm 14 paraqitje këtë sezon me Merengues në të gjitha kompeticionet, duke regjistruar një asist.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb