TIRANE– E ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, drejtuesja e emisionit ‘Studio e Hapur’, Eni Vasili komentoi sfidat e reja të politikës shqiptare. Vasili u shpreh se legjislatura e re e Kuvendit do jetë ndryshe, dhe lufta politike në Kuvend nuk do jetë e lehtë.


“Legjislatura e re e Kuvendit do jetë ndryshe, pasi kemi në opozitë edhe LSI dhe paralajmërohet një debat i ashpër. Gjatë muajt gusht në PD u fol për një vijë të re në lidhje me sallën e Kuvendit dhe u fol për bojkot, por ky opsion nuk është efektiv dhe pritet të mësohet se çfarë do ndodhë në mbledhjen e grupit parlamentar”- tha Eni Vasili.

Ndër të tjera drejtuesja e emisionit ‘Studio e Hapur’ komentoi edhe zgjedhjen e Gramoz Rucit si kryetar Kuvendi. Ajo tha se Meta i dha autoritet të pakufizuar Berishës në Kuvend, ndërsa Gramoz Ruci ka treguar se është një politikan radikal që ka ditur të bëjë kompromise.

“Unë mendoj se Ruci ka treguar se di të bëjë kompromise dhe kujtoj këtu ‘shantazhin’ që i bëri Metës kur ky i fundit ishte kryetar Kuvendi. Ruci ka treguar që është një politikan radikal dhe i fortë, por edhe ka ditur të bëjë kompromise. Fakti që zgjidhet një person me autoritet në krye të Kuvendit tregon se do ketë një përplasje”- tha Eni Vasili.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: