TIRANE- Jemi mësuar që ta shohim që flet vetëm për sportin, por kësaj here ajo ka vendosur të na tregojë më shumë. Moderatorja Enkeleida Zeko e programit sportiv, ‘Fair Play’ në ‘News24’ ka ndarë sot disa të pathëna rreth familjes si dhe magjisë së të qenit nënë. Teksa ishte e ftuar në emisionin “Rudina”, ajo ka rrëfyer momentin magjik kur kishte mësuar se do bëhej mama, ndërsa sot i gëzohet Esterit, vogëlushes së saj 2 vjeçe.

Enkeleida nuk përmban dhe lotët teksa kthehet pas në kohë dhe përjeton emocionet. “Që në momentin kur mësova se isha shtatzënë, u ndjeva ndryshe. Është shumë e veçantë edhe mënyra se si e mësova. Kishim pak kohë që donim të kishim fëmijë. Disa herë ishte bërë pak dëshpëruese. Ishte hera e parë që bëja testin në shtëpi. Bashkëshorti më tha “mos e bëj, se nuk dua të mërzitesh”, por unë e bëra në fshehtësi. Dhe në mëngjes, kur pashë testin, nuk e ke idenë se çfarë lumturie ndjeva” – pohon Enkeleida.

Ajo shton se Esteri ishte një bekim në momentin më të vështirë të sajin profesional. “U ndjeva ndryshe nga ai çast, fotografuam duart tona me testin e shtatzënisë. Edhe pse nuk ishim të sigurt. Vrapuan te doktori për t’u siguruar. Ester ishte vetëm 5 ml. Lumturia ishte shumë e madhe, edhe sepse në atë periudhë po jetoja një periudhë jo shumë të mirë profesionale. Ester erdhi si një bekim në momentin më të keq më të vështirë”, tha ajo. Po ashtu, Zeko ndau me publikun dhe marrëdhënien e saj me bashkëshortin, Florin. “Flori është një bashkëshort i mrekullueshëm. Është shoku im më i mirë. Më ka ndihmuar jashtëzakonisht gjatë periudhës së shtatzënisë. Ester ka shtuar edhe më shumë dashurinë tonë”, rrëfen Enkeleida.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: