Nga: ANISA YMERI

TIRANE- Është një ndër ata tenorë që la gjurmë jo vetëm në skenën e Teatrit të Operas, por në gjithë jetën muzikore të vendit. Një libër për Gaqo Çakon, i përuruar në Akademinë e Shkencave, në prani të artistit dhe autorit, ndërsa në sallë qenë miq të një jete, personalitete të artit e kulturës në vend, ka dashur të theksojë se ka folur me muzikën e tij, artisti Çako…!!!

Muzikologu Eno Koço, autor i këtij libri, ndalet të thotë se në këtë libër s’ka se si të mos përfshihen detaje të viteve kur regjistrohej muzikë fshehur. Ishin vitet kur regjistrohej muzikë, kur dokumentoheshin zëra dhe vlera muzikore, kur orkestra regjistronte, çka sot nuk ndodh.

Libri ka parë dritën e botimit pak kohë më parë e u përurua në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, për të treguar në Shqipërinë e shekullit të ri, se dekada e shkuar është themeluar një traditë e vyer, dhe se asokohe është shkruar një histori e muzikës shqiptare.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb