SHBA – Një prej çifteve më të famshme të show bizz-it në muajin dhjetor janë bërë prindër të dy binjakëve, një vajze dhe një djali. Bëhet fjalë për këngëtarin e njohur Enrique Iglesias dhe tenisten Anna Kournikova.

anna

Për herë të parë prindërit e rinj kanë prezantuar bebat e tyre në rrjetet sociale. Secili nga prindërit ka pubilkuar foto me njërin nga binjakët, në llogaritë përkatëse me shkeimin: “Dielli im”.

As Enrique as Anna nuk kanë specifikuar nëse në duar mbajnë vajzën apo djalin, pasi dallimi midis tyre është mjaft i vështirë. Enrique dhe Anna prej vitesh janë prej çifteve më të dashura.

anna1
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb