TIRANE – Kreu i grupit parlametar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News24, foli për epideminë e fruthit dhe check-up-in.

Ai tha se epidemia e fruthit përbën emergjencë shëndetësore, dhe se duhet të ngrihen të gjitha institucuionet që trajtojnjë epidemic për minizimin e dëmëve që mund të shkaktohen, shkruan BalkanWeb.

“Epidemia e fruthit  përbën emergjencë shëndetësore. Ligji i 2016 ka ngritur institucionet që trajtojnë një epidemi për minizimin e dëmeve që mund të shkaktojë epidemia. Komiteti kombëtar i imunizimit duhet të merrte masa. Ligji ndërton komitetin e  inteligjencës epidemike që merr karakterin e epidemisë dhe studion masat që duhen marrë.Duhet komunikim i vazhdueshëm me publikun. Duhen marrë të tëra veprimet që parandalojnë përhapjen e epidemisë. Nuk është problem se ka një të sëmurë, problem është si ta kufizojmë që mos sëmuren qindar të tjerë. Vendet fqinje kanë aktivizuar mekanizmin e tyre në bazë të rregullave që OBSH ka dhënë.

Rasti i parë në fillim të janarit, cfarë do bënit ndryshe, kur do e shpallnit emergjencën

Në atë moment ku të gjitha institucionet e domodoshme për t’u shprehur. Unë si ministër shëndetësie jamë përballur me epidemira. Historia e botës nuk është shënjuar nga epidemic të mëdha. Epidemitë janë momenti kur sistemi shëndetësor tronditet. Çuan kirurgë në rrethe, jo epidemiologë.

Kryeministri sheh për ndonjë pllakë, për ndonjë shesh, e s’foli fare për këtë problem. Ai nuk lë budallëk pa komentuar dhe po prisja sot ta dëgjoja e nuk foli fare,” tha Vasili.

Kreu i grupit të LSI gjithashtu shprehu mendimin e tij për Check-up-in duke thënë se kishte qenë gjithnjë kundër tij pasi shpenzimet kanë qenë shumë më të mëdha në krahasim me përfitimin.

“Unë dua që të vihet rregull se situate është pa drejtimin professional e politik të duhur. Nuk kam bërë deklaratë opozitare, por dua si profesionist të bëhen këto punë se pasojat në shëndet janë të rënda.

Kam qenë kundër Check-Upit se ka pasu shpenzime të mëdha, dhe përfitime të vogla. Ka rezultuar që shpenzimi në raport me përfitimin është disporcional,” tha Vasili.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: