Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan njoftoi sot se SHBA po rrezikon së “sakrifikuari’’ marrëdhëniet e saj me Turqinë, duke akuzuar ambasadorin amerikan në Ankara si burimin e tensioneve aktuale mes dy vendeve.

« E them shumë qartësisht, është ambasadori amerikan John Bass burimi i tensioneve dypalëshe”, pohoi ai.

‘’Është e papranueshme që SHBA të sakrifikojë një partner strategjik si Turqia, e gjitha kjo për një ambasador të pacipë », shtoi Erdogan gjatë një fjalimi me tone të ashpra në Ankara.

Tashmë të tendosura prej disa muajsh, marrëdhëniet mes Turqisë dhe SHBA, dy vende partnere në NATO, janë përkeqësuar së tepërmi pas akuzës për ‘’spiunazh’’, javën e kaluar, të një punonjësi turk të konsullatës amerikane në Stamboll.

Ai është i akuzuar nga ana e gjykatës turke për lidhje me predikuesin në mërgrim në SHBA, Fethullah Gülen, i përcaktuar nga ana e Ankarasë si truri i tentativës së grushtit të shtetit më 15 korrik 2016.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: