ANKARA- Të rivendoset dënimi me vdekje. Kjo ka qenë deklarata e fortë e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan. Mediat turke raportojnë se Erdogan gjatë një fjalimi të mbajtur në Canakkale, pohoi se priste nga Parlamenti miratimin e rivendosjes së dënimit kapital pas referendumit të 16 prill, për zgjerimin e kompetencave të presidentit.

“Familjet e dëshmorëve, familjet e heronjve tanë nuk duhet të shqetësohen. Kam besim me ndihmën e Zotit, se Parlamenti do të marrë në konsideratë brenda kompetencave që i lejon ligji, kërkesat tuaja për dënimin kapital pas 16 prillit”, deklaroi Erdogan. Sipas tij, nënshkrimi do të ishte i nevojshëm për të bërë të vlefshëm projektligjin në Parlament, pasi tekstin do të miratohej pa asnjë hezitim.

Sakaq, dënimi me vdekje u shfuqizua në 2004 në kuadër të paraqitjes së kandidaturës së Ankarasë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, dhe rivendosja do të shënonte fundin e negociatave me BE.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: