Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan deklaroi sot se gjendja e jashtëzakonshme kishte të bënte vetëm me luftën kundër terrorizmit dhe si e tillë ajo nuk përbën problem për ata që duan të investojnë, njoftoi agjencia turke e lajmeve “Anadolu Agency” (AA).

Kreu i shtetit turk, ka folur të shtunën në Stamboll në asamblenë e përgjithshme të Këshillit të Turqisë për Tregti me Jashtë (DEAI), ndërkohë që në fjalimin e tij, ai e vuri theksin tek sfidat dhe qëllimet me të cilat po përballet ekonomia e vendit të tij.

“Duhet të dyfishojmë rritjen ekonomike në mënyrë që të arrijmë qëllimet tona që i kemi vendosur vetes deri në vitin 2023”, theksoi Erdogan duke shtuar se Turqia ka si qëllim të arrijë nivelin e tregtisë me jashtë në një trilion dollarë, ndërsa të ardhurat kombëtare në dy trilionë dollarë.

Me këtë rast, Erdogan inkurajoi biznesmenët të cilët dëshirojnë të investojnë në Turqi.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: