ANKARA- Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, i quajti tradhti përpjekjet për promovimin e kontrollimit të lindjeve pasi, sipas tij, kontraceptivët rrezikojnë të zhdukin një brez të tërë, raportoi media sot.
“Një apo dy fëmijë, nuk është mjaftueshëm. Për të përforcuar kombin tonë, ne kemi nevojë për një popullsi më dinamike dhe më të re. Ne kemi nevojë për këtë që ta dërgojmë Turqinë në nivelin e civilizimeve moderne”, deklaroi ai para çifteve të reja, siç transmeton Tetova Sot.
“Në këtë vend, opozitarët janë angazhuar në tradhtinë e kontrollit të lindjeve prej vitesh, duke u përpjekur të zhdukin brezat tanë”, shtoi presidenti turk.
Erdogani bën vazhdimisht deklarata kontorverse.
Ai shkaktoi zemërimin e feministëve në nëntor kur pohoi se femrat nuk janë të barabarta me meshkujt.
Popullsia turke vitet e fundit ka njohur një rritje të jashtëzakonshme.
Aktualisht vendi numëron më shumë se 76 milionë banorë.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: