TURQI-Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan mbron projektin e akordimit të nënshtetësisë turke për refugjatët sirianë në Turqi, një nismë që ka shkaktuar një valë polemikash.

Personaliteti më i pushtetshëm i Turqisë njoftoi më 2 korrik se regjimi islamiko-konservator po punonte për një projekt që i mundësonte refugjatëve sirianë të drejtën e marrjes së nënshtetësisë turke.

Rreth 2,7 milionë shtetas sirianë janë akomoduar në Turqi prej fillimit të konfliktit në vendin e tyre në vitin 2011. Vetëm 10 për qind jetojnë në kampet e refugjatëve, pjesa tjetër luftojnë për t’u integruar në shoqëri dhe në tregun e punës.

Erdogan cituar sot nga media turke sugjeroi se shtetasit sirianë mund të përfitojnë nga dyshtetësia duke gëzuar të drejtën e qëndrimit në Turqi edhe pas përfundimit të luftës civile në vendin e tyre.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: