TURQI- Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u ka bërë thirrje myslimanëve që të bëjnë sa më shumë fëmijë dhe të heqin dorë nga metodat e parandalimit të shtatzënive. “Asnjë familje myslimane nuk duhet të mendojë për kontroll të lindjeve apo planifikim familjar”, përcjell BBC.

“Ne do të shtojmë pasardhësit tanë”, ka thënë Erdogan, i cili është bërë president i Turqisë në muajin gusht të vitit 2014, pasi ka shërbyer për 12 vjet si kryeministër. Sakaq, partia e tij, AK Parti, është e njohur për rrënjët e saj islamike, dhe shumë prej mbështetësve të saj janë myslimanë konservatorë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: