TURQI-Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se nuk do të heqin dorë nga mbrojtja e së drejtës së Palestinës dhe Jerusalemit, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ne nuk do të heqim dorë nga mbrojtja e së drejtës së Palestinës dhe Jerusalemit, sepse Izraeli nuk e dëshiron atë. Ne nuk do të lejojmë krijimin e një shteti terrorist në Siri, sepse Amerika ka llogari të tjera. Ne nuk do të qëndrojmë spektator në ndarjen e Irakut në bazë të sektit dhe origjinës. Ne kurrë nuk do të jemi spektatorë dhe të heshtur për qëndrimet e BE-së, NATO-s apo të një vendi tjetër që do të jenë në kuptimin injorues ndaj vendit dhe popullit tonë”, ka deklaruar presidenti Erdoğan në kongresin e AK Partisë në qytetin Yalova.

Presidenti Erdoğan ka shpjeguar se teksa ofrojnë shërbime të rëndësishme në Turqi, gjithashtu ndjekin nga afër edhe zhvillimet në botë për shkak se Turqia nuk është një vend që ka vëmendjen vetëm tek 80 milionë njerëz në 81 qytete të saj, por “ajo ndjek nga afër me shpresë të gjithë bashkatdhetarët, të shtypurit dhe personat që ndajnë të njëjtën fe në një gjeografi të gjerë duke përfshirë edhe rajonin e saj”.

Përballë kësaj situate na rriten edhe më shumë përgjegjësitë, është shprehur Erdoğan, duke theksuar: “Sepse ne nuk kemi të drejtë të themi ‘çfarë më duhet mua’ nga tirania e ndodhur në Siri, apo në Irak dhe Kuds privatësia e të cilit është sulmuar dhe ku shumë vende i kanë kthyer shpinën. Ne nuk mund ta bëjmë këtë. E njëjta situatë vlen edhe për të shtypurit në Ballkan, Kaukaz, Turkistan e deri në Arakan, e në çdo vend ku ka rënkime”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: