Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se ka nisur një operacion ushtarak në Afrin, i kontrolluar nga kurdët, pasi ushtria turke kreu granatimet ndërkufitare.

“Ne do të shkatërrojmë gradualisht korridorin terrorist, siç bëmë në operacionet në Jarabul dhe Al-Bab, duke filluar nga pjesa perëndimore.” Operacioni në Afrin ka filluar praktikisht në terren. Pas Afrinit, Manxhib është në radhë”, tha Erdogan.

Më parë është raportuar se ushtria turke ka nisur sulme të reja artilerie mbi milicitë kurde në Sirinë veriore, në pritje të invazionit tokësor, raporton AFP.

Siç është thënë, bëhet fjalë për një vetëmbrojtje legjitime, ku forcat kurde përdorin kampet e refugjatëve në rajonin e Afrin, nga i cili ata sulmojnë territorin turk.

Gazetarja e Al Jazeera, Stefanie Dekker njoftoi më parë se Turqia kishte mobilizuar rreth 15,000 luftëtarë nga Ushtria e Lirë Siriane nga pjesa lindore e Afrinit.

“Situata në Afrin po vlon. Turqia po granaton gjithnjë më shumë Afrinin. Kjo përputhet me retorikën që vjen nga Ankaraja gjatë shtatë ditëve të fundit”, raportoi ajo.

(e.f/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: