Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, paralajmëruan sot gjatë një konference të përbashkët për shtyp se njohja nga SHBA-të e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit, rrezikon të rrisë tensionet në Lindjen e Mesme.

“Rusia dhe Turqia besojnë që të dyja se kjo nuk ndihmon në stabilizimin e situatës në Lindjen e Mesme, por në të kundërt destabilizon një situatë që është e komplikuar”, deklaroi Putini, i cili po qëndron për vizitë në Ankara.

Erdogani nga ana e tij vlerësoi se Izraeli po i hedh benzinë zjarrit. “Izraeli e shikon këtë proces si një mundësi për të rritur presionin dhe dhunën kundër palestinezëve”.

Gjatë një ndalese të shkurtër në Egjipt, sot pasdite, Putin kërkoi “një rifillim të menjëhershëm të negociatave direkte izraelito-palestineze mbi të gjitha çështjet që ndahen, përfshirë këtu edhe statusin e Jerusalemit”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb