ANKARA- Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan deklaroi sot se asnjë shtetas evropian nuk mund të hedhë një hap në rrugë i sigurtë nëse Bashkimi Evropian do të vijojë të mbajë kundrejt Turqisë, një qëndrim që ky i fundit e cilëson armiqësor.

“I drejtohem edhe një herë evropianëve. Turqia nuk është një shtet që mund të sfidohet, kur luhet me nderin, ku ke të drejtë t’i dëbosh ministrat”, u shpreh Erdogan gjatë një fjalimi në Ankara.

“Mbarë bota po ndjek nga shumë afër se çfarë po ndodh. Nëse do të vijoni me të njëjtin qëndrim, nesër, asnjë evropian, asnjë perëndimor nuk mund të hedhë një hap i sigurtë, i qetë në rrugë, askund në botë”, shtoi ai.

Këto deklarata vijnë ndërsa marrëdhëniet mes Turqisë dhe BE-së janë tensionuar ndjeshëm në javët e fundit pas ndalimit të disa takimeve elektorale pro-Erdogan ku do të merrnin pjesë ministra turq në Gjermani dhe në Holandë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb