I shoqëruar nga tete ministra dhe 185 drejtues biznesesh dhe korporatash, presidenti i Turqise Rexhep Taip Erdogan nis sot nje vizite tre ditore ne Serbi.

Vizita e nivelit të lartë do te realizohet nen masa të paprecedenta sigurie shkruajne mediat ne Beograd. Perpos numri te larte prej 60 truprojash, me shume se 3000 forca policore serbe do te jene te angazhuara per sigurine e presidentit te Turqise.

Gazeta serbe Telegraf hapet me titullin “60 turq te armatosur deri ne dhembe per sigurine e Erdoganit ne Beograd”. Qellimi i kesaj vizite eshte nxitja e marredhenieve tregtare mes Turqise dhe Serbise qe aktualisht jane ne nje nivel shume te mire.

Sipas perllogaritjeve te institutit turk te statistikave, marredheniet tregtare mes ketyre dy vende kapen shifren e 900 milion dollareve ne vitin 2016. Ministria e jashtme Turke njoftoi se Ankaraja e konsideron Serbine si nje vend kyc per stabilitetin rajonal dhe mbeshtet procesin e integrimit europian te ketij vendi ben te ditur agjencia e lajmeve Anadollu.

Më shumë se 70 kompani turke kanë një vëllim total investimi prej 113 milionë dollarësh në Serbi, kryesisht në sektorët e tekstilit, ushqimit dhe ndërtimit.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: