ROME– Ndonëse policia italiane kishte marrë një sërë masash për vizitën e presidentit turk në Romë, dhe ishin ndaluar protestat, një gjë e tillë ka ndodhur. Komuniteti kurd ka manifestuar sot në Romë kundër vizitës zyrtare të Presidentit turk Rexhep Taip Erdogan në Itali.

Protesta e tyre është zhvilluar në kështjellën “Sant’Angelo” jashtë zonës së blinduar nën masa mjaft të larta nën kontrollin e policisë italiane, për të garantuar sigurinë e vizitës së Presidentit turk.

Nën thirrjet e parrulat “Erdogan Vrasës”, “Larg duart nga Kurdistani”, “Turqi =Erdogan = autostradë për terroristët”, i janë bashkuar kësaj proteste mjaft akvitistë të organizatave joqeveritare italiane në mbrojtje të lirive e të drejtave njerëzore.

Një prej manifestuesve ka propozuar duke marrë me vete turmën për të vazhduar protestën në Vatikan, ku po zhvillohej dhe takimi i Erdogan me Atin e Shenjtë.

Ky fakt ka shënuar ndërhyrjen e forcave të rendit dhe në përleshje trup më trup të manifestuesve me policinë italiane, një prej manifestuesve është plagosur lehtë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb