Djali i ish-guvernatorit Ardian Fullani po gjendet shpesh në lajmet rozë, për shkak të lidhjeve të tij me një pjesë të VIP-ave por edhe për shkak të provokimeve të tij.

I fundit ka të bëjë me një koment mbi këngëtarin Ledri Vula, i cili pak ditë më parë foli për lidhjen e tij me vajzën e ish-kryeprokurorit Theodhori Sollaku dhe ndarjen me të. Ledri u shfaq i prekur dhe madje i përlotur. Pikërisht për këtë fakt, Erik Fullani ka postuar një foto në Snapchat nga intervista e Ledrit në emisionin “Thumb” ku ai tha se nuk qan kurrë.

Por, Eriku është tallur me përgjigjen e tij, duke e ironizuar me fjalët që reperi ka shprehur, por me “ç”, duke qenë se në dialektin verior dhe në Kosovë shkronja “q” shpesh shqiptohet “ç”. “Ledri s’ka ça kurrë… nuk çan”, – shkruan Eriku bashkangjitur videos në Snapchat.

Ndoshta Erik Fullani ka shprehur pak xhelozi me këtë koment, duke qenë se Ledri është ndoshta këngëtari më i preferuar i publikut shqiptar dhe sidomos femrave.

Ledri Vula
(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb