Gjithnjë e kemi parë si pjesë të politikës duke qenë shpesh zëri i femrave të LRI dhe LSI pranë Monika Kryemadhit. Por kësaj radhe, ajo vjen në një paraqitje krejt të re për të gjithë ne. Politikania Erisa Xhixho këtë vit, përveç gjithë impenjimeve të shumta si pjesë e LSI apo edhe impenjimeve në punë e familje, është pjesë e show-t të njohur “C`est la Vie`”.

E entuziazmuar, ajo flet në një intervistë për “Bluetooth” të “Gazeta Shqiptare” për impresionet e natës së parë, prapaskenat me kolegët dhe simpatitë me të veçanta që ajo ka. Më tej Erisa na rrëfen impenjimet e saj të shumta mes punës dhe familjes, ku një ndër detajet që spikat është se si ajo ka lënë në mes fushatën elektorale për të qenë pjesë e ditëlindjes së vogëlushit Henri. “Nuk dua të humb asnjë moment të Henrit. Edhe në kulmin e fushatës që Henri kishte 1 vjetorin, unë i thash “Stop” për t’i dhënë atij vëmendjen që meritonte duke i organizuar një ditëlindje, siç e ëndërronim.”,-ka thënë ajo.

Ju kemi parë vetëm në fushën e politikës, tanimë jeni edhe pjesë një show si “C’est la vie”. Si e keni përjetuar natën e parë? Ishte një ftesë pjesëmarrja apo një dëshirë e juaja?
Më propozuan organizatorët. E prita me qejf faktikisht, sepse mbaja mend kur ka qenë Monika para dhjetë vitesh në të njëjtin spektakël në edicionin e parë, në “C’est la vie”. Ka qenë edhe dëshirë e imja, sepse kur kam qenë e vogël kam qenë pjesë e korit të shkollës, pjesë e “Shtëpisë se pionierëve”. Adi Hila më thotë që kam vesh muzike (qesh), deri diku edhe zë dhe ka qenë ai që më inkurajoi dhe një mundësi që nuk të vjen shpesh. Adi Hila ishte ai që më propozoi për të qenë pjesë e show-t.
Partneri juaj në skenë ishte Erik Lloshi, si i keni marrëdhëniet me këngëtarin? E zgjodhët ju apo produksioni?
Ka qenë një përshtatje në zë edhe në karaktere me vokalet. Vendosëm bashkërisht që të ishte Eriku dhe besoj se jemi një çift në skenë shumë simpatik. Eriku është një këngëtar shumë profesionist me zë të veçantë dhe jam e kënaqur që bashkëpunoj me të.

Çfarë surprizash fsheh nata e dytë? Do të vazhdoni me të njëjtin partner?
Nata e dytë ka një surprizë shumë të bukur. Është një këngë romantike, në fakt, e preferuara ime, që e kam shumë për zemër, “Cosi celeste” të Zuchero. Është një nga këngët që është luajtur në dasmën time dhe ka një domethënie shumë të madhe për mua. Do të vazhdoj me Erikun deri në fund të “C’est la vie”, sepse partnerët janë të fiksuar për të gjithë deri në fund.
Intervisten e plote mund ta lexoni ne GSH.al:http://www.gsh.al/2017/11/11/erisa-xhixho-ja-si-te-sillesha-kundershtaret-politike-ne-cest-la-vie/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: