TIRANE- Pas incidentit që ndodhi de në takimin Partizani-Skënderbeu, ku deputeti i PS-së Erjon Brace goditi me çakmak gjyqtarin e arbitrin Andi Koçi, ka reaguar shoqata e arbitrave në vend.

Përmes një deklarate për shtyp shoqata dënon sulmin, ndërsa shpreh shqetësim të madh për një gjest që është shumëfish i rëndë, pasi sipas tyre vjen nga tribuna VIP dhe nga persona me pushtet.

REAGIMI I SHOQATËS
Shoqata e Arbitrave Shqiptarë reagon për veprimin antisportiv dhe aspak fair nga ana e Deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Braçe i cili në përfundim të ndeshjes Partizani-Skënderbeu e vlefshme për javën e 30-të të Kategorisë Superiore ka goditur nga tribuna me një objekt arbitrin kryesor të takimit, në momentin e hyrjes për në dhomat e zhveshjes.
Shoqata e Arbitrave dënon një veprim të tillë nga ana e përfaqësuesit të ligjit, në drejtim të arbitrave, dhe njëherësh bën apel për më shumë gjakftohtësi dhe vetëkontroll, jo vetëm në këtë periudhë të mbetur ndeshjesh, por edhe në vijimësi. Ngjarja e fundit ishte e shëmtuar, aq më shumë kur të tilla veprime vijnë nga tribuna VIP. Të tilla situata nuk I përkasin aspak futbollit, dhe për më tepër marrin një simbolikë antisportive kur ideohen dhe kryhen nga një përfaqësues i ligjit..
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: