Pamela ALIAJ

Erkand Qerimaj është ndër sportistët që shpeshherë na ka bërë krenarë, duke ngritur lart nëpër botë flamurin shqiptar. Por duket se mbështetja nuk është e denjë për kampionin tonë. Në një intervistë për “Summer Pages” të “Gazeta Shqiptare”, peshëngritësi rrëfen se pas denoncimit që u ka bërë kushteve të vështira në të cilat stërvitet, ende asgjë nuk ka ndryshuar. Më tej Erkandi tregon se shpeshherë ka marrë ftesa për të ushtruar sportin e tij edhe jashtë Shqipërisë, por dëshira më e madhe që ai ka është të ngre lart flamurin kuq e zi dhe jo atë grek apo atë serb. Gjithçka perfekt duket nga jeta e tij private, ku pak kohë më parë është bërë baba. Së bashku me partneren dhe djalin e vogël, familja ka nisur pushimet në Velipojë. Nuk është i pasur dhe ndoshta kjo ia ka shtyrë edhe pak planet për një dasmë, që çifti ka kohë që po e mendon.

Si po ecën kjo periudhë për Erkandin?
Periudhë qetësie, pushim aktiv nga aktivitetet dhe garat sportive. Në dhjetor kemi kampionatin botëror, i cili është një ndër objektivat e mi.
Për çfarë po stërvitesh aktualisht?
Po presim që të fillojmë stërvitjen në Kampin Olimpik për Kampionatin Botëror, ku mesa më është komunikuar nga federata, pritet vetëm vendosja e pajisjeve, shtangave.

Intervistën e plotë mund ta lexoni duke klikuar në linkun e mëposhtëm: http://www.gsh.al/2017/07/21/erkand-qerimaj-stervitem-ne-kushte-te-veshtira-por-dua-te-ngre-lart-flamurin-shqiptar-jo-grekun-apo-serbin/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb