TIRANE – Moderatori Ermal Mamaqi ka folur për ardhjen në jetë të fëmijës së tij të dytë. Zoti i ka bekuar Amin dhe Ermalin me një vajzë pak ditë më parë. Ermali e nisi emisionin duke folur për ndjesitë e tij, për ardhjen në jetë të vajzës.

erma

Ai është shprehur se është shumë i lumtur që është bërë baba për herë të dytë. Me shaka Ermali ka treguar se tashmë gjithë vëmendja është sërish për Amin.
“Kur bëhesh baba për herë të parë, të shumëzojnë me zero.

Kur bëhesh baba për herë të dytë, futesh në minus. Të gjithë i thonë gruas bravo. Po babai?”,- është shprehur me shaka Ermali. Për post humorit që e karakterizon Ermalin, ai i ka dërguar puthje Amit, pasi e ka bërë sërish njeriun më të lumtur në botë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: