TIRANË- Ermal Mamaqi duket se i ka të qarta idetë kur bëhet fjalë për kandidatët e bashkive. Me sa duket për Tiranën ai preferon kandidatin e maxhorancës Erion Veliaj, të cilin do të ketë edhe të ftuar në emisionin e tij “6 Ditë pa Ermalin”.

“Erion Veliaj i ftuar në 6Ditë pa Ermalin. Bëj pyetjen tënde. Kujdes!!! Pyetjet më interesante dhe me komike do të lexohen bashkë me emrin tuaj në emision”,-shkruan Ermali.

Ndërkaq edhe kandidati i majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj ka postuar një foto me Mamaqin, të cilën e ka etiketuar si “Fotoja e ditës”.

Ndërkaq për Durrësin siç duket, Duma është e preferuar nga Ermali, i cili ka shkuar në Durrës për të zhvilluar një intervistë me të, ku sigurisht nuk mund të rrinte pa e fiksuar takimin me të në një foto.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: