Sopranoja e famshme Ermonela Jaho është ngjitur në skenën e Festivalit Peralade të Spanjës, ku në edicionin e 31-të, ishin pjesëmarrës artistët më me ndikim nga vende të ndryshme të botës.
Sopranoja shqiptare, Ermonela Jaho ka rrëmbyer duartrokitjet e audiencës spanjolle me rolin e saj në shfaqjen operistike “Madama Butterfly”.
Mediat spanjolle, e kanë vlerësuar artisten shqiptare duke e krahasuar me Maria Callas, një krahasim ky që e ngre edhe më shumë figurën e sopranos e cila ka pushtuar tashmë skenat më prestigjioze në të gjithë botën.
(BalkanWeb)