Faqja zyrtare e International Opera Awards nëpërmjet Twitter ka njoftuar se sopranoja shqiptare Ermonela Jaho është fituese e çmimit International Opera Awards.

Kjo artiste shqiptare që po shënon një karrierë të bujshme anembanë botës ishte nominuar në Reader`s Award ku edhe votimi për këtë çmim ishte online. Për këtë çmim ishin nominuar artistë prestigjiozë.

Jaho u shpall Ýtuese nga votat e njerëzve në mbarë botën, ndërkohë që konkurrentë të Ermoneles ishin Ýgura të shquara të artit rus dhe latin.

“Çmimet ndërkombëtare të Operës” janë një nderim që u bëhet artistëve nga e gjithë bota. Iniciatori ishte Harry Human, një biznesmen britanik dhe John Allison, redaktor i revistës “Opera” dhe çmimi i publikut është vetëm një nga çmimet e shumta që jepen për artistët në botën e operas.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: