KINE – Autoritetet dhe mediat aziatike japim alarmin për kushtet në të cilat ndodhet Muri Kinez. Një pjesë nga shfrytëzimi turistik një pjesë për shkaqe natyrore, një nga monumentet më të famshme në botë po shkon drejt shkatërrimit. Sipas autoritete të Pekinit, murit i kanë rënë gati 1/3 e tij. Një shifër kjo, e cila ka alarmuar autoritetet dhe mbarë vendin. Muri Kinez është një nga atraksionet kryesore të turistëve në Kinë dhe është e çuditshme, që janë pikërisht ata, që po e shkatërrojnë atë.
Sic shkruan dhe “The Guardian” rreth 30% të murit është prishur për shkak të turistëve të pamatur. Shumë prej tyre “vjedhin” pjesë nga muri , ne disa raste edhe për t’i shitur dhe kalojnë pa i rënë në sy kontrollit të autoriteteve.
Por, kjo pasuri e madhe e UNESCO-s po shkatërrohet edhe për shkaqe natyrore, si erozioni dhe moti. (er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb