TIRANE- “Edi Rama Televizion” (ERTV), ditën e djeshme ka transmetuar live punimet e parlamentit të ri, ku po debatohej për programin e qeverisë “Rama II”, që u miratua me 78 vota, madje nuk ka çensuruar as kreun e PD-së, Lulzim Basha gjatë fjalës së tij.

Po të hedhësh një sy, vëren se ndjekësit e kryeministrit në Facebook kanë qënë të interesuar të ndjekin më shumë fjalën e një deputeteje rishtare në Kuvned siç është Elisa Spiropali se atë të vetë kryeministrit.

Elisa Spiropali (76.2K) kishte dukshëm më shumë njerëz që e ndoqën live, sesa Edi Rama (68.1K).
Po ashtu edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri (48.1K) që foli dje për 21 Janarin ka mundur me “vieës” Fatmir Xhafajn, ministrin aktual (34.8K).

Shikueshmëri të mjaftueshme ERTV ka pasur edhe kryeopozitari Lulzim Basha (56.2K).
auto_rama_kuvend_11505293115 (1)

auto_rama_kuvend_51505293116

auto_rama_kuvend_41505293109

auto_rama_kuvend_31505293111

auto_rama_kuvend_21505293113

auto_rama_kuvend_11505293115

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: