TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha bazuar tek deklarata e Europol, pohoi se kryeministri Edi Rama, ministri Saimir Tahiri dhe kreu i policisë Haki Çako kanë gënjyer në lidhje me përfshirjen e policisë shqiptare në hetimin e përbashkët me DEA amerikane dhe policinë greke për kapjen e grupit të “Escobarit të Ballkanit”, Kelmend Balilin. Në një reagim në rrjetin social “Facebook”, Berisha theksoi se

‘Europol u çjerr masken Edi Ramës, Saimir Tahirit, Haki Çakos për Klemend Balilin!’. Ish-lideri i demoktratëve tha se komunikata e Europol hedh poshtë deklaratat e Ramës e Tahirit, ndërsa sipas tij faktojnë edhe më shumë se Balili është arratisur me urdhër të kryeministrit.

“Te dashur miq, sot Europol u çorri masken Edi Rames, Saje qorrit dhe Haki Çakos duke faktuar se ata jane padrinot e vertet te Klement Balilit dhe vellezerve Poti. Europol me komunikaten e tij hodhi poshte dhe pergenjeshtroi deklaratat e Edvin Shullazit, Saje qorrit dhe Haki Çakos, qe ne gare me njeri tjetrin mashtruan shqiptaret duke deklaruar se policia shqiptare prej kohesh po hetonte se bashku me policine greke dhe DEA amerikane grupin trafikant te Edeskobarit te Ballkanit. Eurpol sot njoftoi opinionin se ne hetimin e ketij grupi kane bashkepunuar vetem policia greke, DEA amerikane dhe policia italiane pra jo policia shqiptare.

Me kete mashtrim te turpshem e te paskrupullt te Rames, Sajes dhe Hakiut dhe arratisjen me urdher te Rames dhe Sajes te Balilit nga Shqiperia, faktohet katerciperisht se kreret, padrinot e grupit trafikant jane vete Edvin Shullazi dhe Saje qorri! sb”, citohet në mesazhin e Berishës.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: