TIRANE– Trafiku i drogës nga Shqipëria drejt Italisë në dy vitet e fundit është trefishuar. Këtë shqetësim e ka ngritur disa ditë më parë në Tiranë, drejtori i Antimafias italiane Franco Roberti, i cili vizitoi Tiranën.

Gjatë ditëve të fundit, policia nisi një aksion të gjerë antikanabis për të parandaluar mbjelljen e kanabisit. Sipas informacioneve operative kjo është periudha për mbjelljen e kanabisit, ndaj qëllimi kryes i operacionit të policisë ishte monitorimi i mbarë vendit për të mos lejuar këtë gjë.

Dy ditë më parë policia bëri të ditur se kontrollet janë zhvilluar në sera, depo, tunele e banesa të pabanuara ku zakonisht mbillet kanabis.

Faza e dytë e operacionit do ë vijojë në zona të hapura.

Lidhur me këto operacione ka folur mbrëmjen e sotme në emisionin “Kjo javë” me gazetaren Nisida Tufa në “News 24”, drejtori i Drejtorisë së Krimeve në Policinë e Shtetit, Skënder kalemi.

Në lidhje me deklaratat e kreut të antimafias italiane se trefishimi i hashashit është trefishuar, Kalemi tha se kjo mbetet për t;u konfirmuar edhe nga autoritetet shqiptare, pasi droga mund të vijë edhe nga vende të tjera dhe kalon përmes Shqipërisë.

“Është një thëne që duhet të konfirmohet edhe nga shërbimet tona. Nga Shqipëria mund të kalojë edhe drogë e ardhur nga vende të tjera, prandaj duhet verifikim”- tha ai.

Ndërkohë i pyetur nëse Policia i referohet Prokurorisë për kontrolle, Kalemi tha se: “Kur ka procedime qe janë referuar në prokurori patjetër që kërkohet miratim nga Prokuroria. Bëhet fjalë për kontroll masiv. Përqendrimi ka qene në magazina dhe ambiente të tjera. Këto nuk përbëjnë shkelje. Ne nuk kemi bërë kontrolle ne banesa. Është një problem teknik dhe specifik për njohjen e farave të kanabisit, pasi është e ngjashme dhe me farat e tjera dhe duhet t’i nënshtrohet një kontrolli laboratorik. Por edhe me sy të lirë mund të vërehet. Rrugët ku hyn droga janë në rrugë informale, nga kufiri i gjelbër apo nga ai nënujor. Ne kemi marrë masa në pikat doganore. Po nis puna në terren dhe mendojmë të ecim në idenë e shtabit që të luftojmë fenomenin në gjenezë”- u shpreh Kalemaj.

Ndërkohë i pyetur nëse situata është alarmante dhe për komentet e kreut të animafias italiane se lekët e drogës mund të shkojnë për financimin e terrorizmit apo të zgjedhjeve, Kalemaj u shpreh se:

“Aksionet janë në kuadër të parandalimit dhe kontrollojmë cdo pikë të dyshimtë. Nuk di dinamikën e këtyre strukturave që ndjekin këtë pjesë. Nuk kemi informacion se paratë e drogës do shkojë për financim të zgjedhjeve. Sivjet policia e shtetit do jetë ne front më të gjerë. Këtë vit ka një plan masash. Plani kombëtar i veprimit përfshin përveç policisë edhe SHISH, ministritë e ndryshme etj. Kjo task forcë do udhëhiqet edhe nga pushteti lokal dhe merr në kontroll të plotë situatën”- tha drejtori i Drejtorisë së Krimeve në Policinë e Shtetit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: