Kalimin e Cristiano Ronaldo-s te Juventusi së fundmi e ka komentuar edhe një ish-shok skuadre te Manchester United që është njëkohësisht edhe legjenda e këtij klubi, Ryan Gigs.

Ullesiani në një intervistë për ‘Ole’ ka deklaruar se portugezi është i fiksuar për të mposhtur Messi-n si lojtari më i mirë i historisë dhe për ta bërë këtë vendosi të fitojë edhe në Itali.

ronalde

“Cristiano është i fiksuar për të mundur Mesin. Tani ai mund të krenohet se ka fituar në Angli, Spanjë dhe Portugali. Por së shpejti do të thotë: ‘Unë fitova edhe në Itali’.

Në këtë mënyrë, ai do të përforcojë argumentet që është më i miri, kur ta krahasojnë pas disa kohësh me Lionel Mesin. Të kesh luajtur me United, Realin e Madridit dhe Juventusin është vërtet shumë. Por ai është gjithmonë gati për sfida të reja”, ka thënë Gigs.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb