TIRANË-Drejtori i Transporteve në Sarandë, Klement Balili është nën hetim nga policia shqiptare. Këtë e bën të ditur Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Tiranës, Haki Çako ku në një prononcim për mediat, pohoi se operacioni për Klement Balilin po zhvillohet në bashkëpunim me Policinë Greke dhe partnerë ndërkombëtarë.
“Operacioni për Klement Balilin është në bashkëpunim me policine greke dhe partnerët ndërkombëtarë është një ndër më të suksesshmit, mbart shumë më tepër përsa i përket aspektit procedurial, subjekte të caktuara kanë bërë prononcime për këtë rast”, u shpreh Çako.

Klement Balili u perfol nga PD, menjehere sapo mediat greke cituan se eshte ne Greqi eshte shkaterruar nje bande droge, ndersa ne kerkim eshte nje shqiptar si kapo. Mediat greke theksojne se shqiptari cilesohet si “Baroni i droges se Ballkanit” apo Pablo Escobari. Mediat greke kanë nxjerrë inicialet K.B, kurse PD deklaroi permes konferencave per shtyp se behet fjale per shtetasin, Klement Balili, drejtor i transporteve në Sarandë.

“Kam dijeni, është operacion i përbashkët me policinë amerikane të drogës, DEA-n, policinë greke dhe disa partnerë. Është një nga operacionet me të suksesshëm në luftë kundër krimit të organizuar. Ka shumë më shumë se sa thuhet në aspektin investigativ. Është bërë shumë zhurmë për këtë gjë. Subjektet nuk mund t’i komentoj për shkak të hetimit dhe karakterit që ka çështja. Janë hetime, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Janë personazhe të botës së krimit”, deklaroi sot Çako.

MANJANI: KLEMEND BALILI ËSHTË SHKARKUAR NGA DETYRA PËR T’I DHËNË HAPËSIRA HETIMIT
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani bëri të ditur se drejtori i Transporteve në Sarandë, Klemend Balili është shkarkuar nga detyra, për t’i dhënë hapësira organeve të hetimit.

Në një deklaratë për media, Manjani tha se autoritetet duhet ta hetojnë Balilin si qytetar i lirë dhe jo si zyrtar. I pyetur lidhur me lajmet e përhapura se Balili kishte lidhje me LSI-në, Manjani tha: “Çdokush e ka kokën në shpatullat e veta, s’kanë përse ngatërrojnë çështjet personale me menaxhimin e detyrave”.

“Kam dijeni që ka një hetim dhe një operacion policor të disa muajve të fundit. Ministri i  Drejtësisë ka një rol komplementar në raport me Policinë e Shtetit dhe prokurorinë shqiptare. Kam përcjellë letër porositë. Kam patur dijeni kam dijeni dhe besoj se e gjithë kjo shkon në favor të një hetimi të plotë. Publikimi i këtyre gjërave dhe marrja e çdolloj konotacioni publik nuk i ndihmon hetimit prandaj jemi të rezervuar. Operacioni është ende në vijim, përshëndet Policinë e Shtetit. Kam dijeni, patjetër që i shërbej hetimit. Policia e shtetit, policia e shtetit grek, organet e hetimit, prokurori, kanë mbështetjen e time dhe të LSI. Cilido person king, garip, ministër, zyrtar çfarëdo qoftë, nëse ka shkelur ligjin do të jetë pas hekurave”- deklaroi Manjani.

Prononcimi i plotë i Ministrit Manjani:
Përsa më takon mua si Ministër i Drejtësisë, po, kam dijeni se ka një hetim policor të muajve të fundit, nëse nuk gaboj që nga muaji Mars. Ministri i Drejtësisë ka një rol komplemetar në raport me organet e hetimit, me policinë e shtetit dhe me prokurorinë. Kam përcjellë të gjithë letërporositë e nevojshme dhe kjo ka qenë e fundit që është përgatitur në vetëm 45 minuta kohë. Kjo është puna e Ministrit të Drejtësisë, pra kam dijeni dhe kam pasur dijeni dhe besoj se e gjitha kjo shkon ne favor të një hetimi të plotë. Publikimi i këtyre detajeve dhe marrja e konotacionit publik nuk i ndihmon hetimet ndaj dhe jemi te rezervuar në informacione. Përshëndes qëndrimin zyrtar të policisë së shtetit, ndërsa operacioni është ende ne vijim dhe nuk besoj se e ndihmojmë çështjen nëse e ekspozojmë, duke thënë se çfarë dimë për atë.

Përshëndes dhe ka gjithë mbështetjen time si Ministër i Drejtësisë, por edhe si nënkryetar i LSI, policinë e shtetit, policinë e shtetit grek, organet e hetimit në të dy vendet tona si dhe Prokurorin e Përgjithshëm. Të gjithë këtyre institucioneve unë mund t’ju siguroj por edhe mund t’jua provoj që kërkesa ime ka qenë dhe mbetet një. Cilido person, “i fortë“, Ministër, zyrtar, çfarëdo qoftë, nëse ka shkelur ligjin duhet të jetë prapa hekurave. Askush nuk ka mbrojtje nga politika! Lëvizja Socialiste për Integrim mund t’ju them se është e vetmja parti sot në hapësirën politike, që e ka të normuar me dokumenta statutor dhe me vendim mos-mbrotjen politike të askujt, si kryetar, anëtarë, votues, simpatizantë të LSI, sepse ne nuk mendojmë që partitë politike duhet të konkurojnë me organet e ndjekjes penale, të cilët kanë mbështetjen time maksimale por edhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Ne mendojmë se çdokush e ka konë në shpatullat e veta dhe nuk kemi pse t’i ngatërrojmë çështjet personale me çështjet e menaxhimit apo funksionimit të detyrave publike. Në dijeninë time personi është shkarkuar sot për t’i dhënë hapësirën e nevojshme gjithë organeve të hetimit, që janë të lira ta hetojnë personin si qytetar i lirë. Shkarkimi është minimumi që mund të ndodhë për një zyrtar publik që përflitet, pavarësisht se nuk ka një akuzë penale ndaj tij, pavarësisht se nuk ka një hetim dhe askush nuk e ka thirrur për asgjë, por mjafton edhe kaq që ai zyrtar të mos jetë në detyrën publike dhe me informacionin që kam ai është shkarkuar nga detyra.
(d.b/er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb