Sfida e sotme kundër Espanyol i ka kushtuar rëndë trajnerit të Levante-s Juan Ramon Lopez Muniz i cili është shkarkua nga drejtuesit. Mësohet se atij i ishte vendosur një ultimatum dhe barazimi i sotëm duket se ka ‘mbushur kupën’.

Levante shpërdoroi fitoren, pasi kryesoi përgjatë 90 minutave para se Leo Baptistao të barazonte shifrat në minutë 91.

Ekipi ku luan edhe Aramndo Sadiku përmes postimit në faqen zyrtare falënderoi trajnerin dhe ekipin e tij për punën e bërë gjatë kësaj kohe, ndërsa nuk vonoi as të njoftonte se kush është pasuesi i tij. Bëhet fjalë për trajnerin e ekipit të të rinjve, Paco Lopez, i cili do të qëndrojë në krye të skuadrës deri në fund të këtij sezoni. Për momentin ekipi renditet në vendin 17 në La Liga, me 21 pikë, dhe është një nga skuadrat e rrezikuara për të rënë nga kategoria.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb