Espanyol ka fituar në ndeshjen e parë ndaj Barcelonës në Kupën së Mbretit. Në këtë derbi Barça edhe pse luajti më mirë nuk arriti të finalizonte para portës kundërshtare. Së pari portën e Espanyolit e rrezikoi Sergio Busquets në minutën e nëntë, pastaj dhe Lionel Messi (24′) e Gerard Pique (26′). Messi rrezikoi edhe një herë në minutën e 54, por Diego Lopez me një pritje të bukur ia mohoi golin. Argjentinasi humbi edhe mundësinë për gol nga pika e bardhë në minutën e 61-të.

Oscar Melendo shënoi golin e fitores në minutën e 88-të. Ndërsa, ndeshja e kthimit më 25 janar në Camp Nou.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb