I mirënjohuri Fabio Capello ka dhënë mendimin e tij për Anglinë dhe pritshmëritë ndaj saj, në Europianin e verës.

“Më pëlqen Anglia. Mesfushorët dhe sulmuesit e tyre janë më të mirët, Bellingham, Kane, Saka.

“Problemi është mbrojtja dhe portieri. Në mbrojtje ata janë të dobët, nuk janë në të njëjtin nivel si pjesa tjetër e ekipit”.

“Kështu që kam dyshimet e mia për mbrojtësit e qendrës dhe Pickford, portierin. Ndonjëherë ai mund të jetë i mirë, por që një mbrojtje të jetë e mirë, ata duhet të kenë besim tek portieri”.

“E kam përcjellur atë, si në finale të Euro 2020, dhe vetëm 20 minuta pasi nisi ndeshja, ai filloi ta godasë topin sa më larg që mundej. Ishte sikur ai nuk donte që topi të ishte afër tij dhe e donte sa më larg që ishte e mundur”, – Tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb